Skopje, North Macedonia info@racio.org.mk +389 70 420 705, +389 75 295 116

“Racio” sjell temat globale në kontekstin shoqëror, përfundon diseminimi i projektit “FA-ST Multiplier-Event”

Mbi 40 persona ishin prezent në aktivitetin  e Qendrës për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ku u bë diseminimi i projektit “FA-ST Multiplier-Event”.

Këtë projekt “Racio” e ka zhvillua në kuadër të “Erasmus+” programit të BE-së.

Fillimisht, prezantuesja e projektit Anila Murati, në pika të shkurta përshkroi se çfarë në praktikë është STEM, ndërsa më pas, pjesëmarrësit u ndanë në grupe, ku secili prej grupeve kishte për detyrë të krijon një produkt, të cilin do ta hedh në treg, të tregojë për rendësin e produktit dhe përfitimet nga ai produkt.

Ngjarja u zhvillua në lokalet e Youth Community Center Cair – YCCC.

Qendra “Racio” prezanton rezultatet e projektit ndërkombëtar: Si të inkuadrohen në punë nxënësit e shkollave profesionale?

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” gjatë ditës së sotme ka prezantuar rezultate e projektit të realizuar në kuadër të programit ERASMUS+, të cilin “Racio” e organizon në bashkëpunim me pesë organizata ndërkombëtare. Bëhet fjalë për organizatat: Liceul Tehnologic Dimitrie Lonida nga Rumania, Aksaray Universitesi nga Turqia, Viesoji Istiaga Svietimo Ir Kulturos Mobiliuju Technolgiju Institutas nga Lituania dhe Associazione Progetto Marconi nga Italia.

Tematika e projektit ka qenë: “Qëndrueshmëria dhe kompetencat e përgjegjësisë sociale për të lehtësuar inkuadrimin në punë të nxënësve të shkollave profesionale”.

Bëhet fjalë për një tematik mjaft interesante dhe e një rëndësie të veçantë për shtetet që janë në zhvillim e sipër siç është shteti ynë. Të pranishëm ishin 30 përfaqësues të institucioneve dhe kompani vendore, ndërsa gjatë bashkëbisedimit u shfaq nevoja imediate që kjo tematikë të trajtohet edhe më tej.

“Te gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me rezultatet e projektit në fjale duke falënderuar Racion për materialet dhe rezultatet e shpërndara nga projekti. Gjithashtu, të pranishmit theksuan se këto materiale janë shume te rëndësishme dhe trajnuesve profesional dhe mësimdhënësve tej mase ua lehtësojnë punën”, kanë thënë nga Qendra “Racio”.

Përndryshe kujtojmë se Qendra “Racio” në vazhdimësi është aktive në realizimin e projekteve vendore si dhe ato ndërkombëtare, në veçanti është e kyçur në projektet e programit të BE-së, Erasmus+.

“Qasje dhe strategji kreative në përpilim të programeve për punësim të të rinjve”, Panel Diskutimi i organizuar nga Qendra “Racio”

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar Panel Diskutim me temë: “Qasje dhe strategji kreative në përpilim të programeve për punësim të të rinjve. Kryetari i Qendrës Racio, Fahmi Osmani, deklaroi se ky panel diskutim është organizuar për të parë se cilat janë mundësitë dhe programet që ofrohen në vendin tonë për punësimin e të rinjve, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilën përballen rinia sa i përket çështjes së punësimit.

“Duke pasur parasysh se dita ditës të rinjtë e kanë humbur besimin se një ditë do të bëhet mirë këtu, ne vazhdimisht me përkrahjen tonë mundohemi ti motivojmë duke organizuar aktivitete të ndryshme, me këtë aktivitet presim të tregohen programe kreative nga zëvendëskryeministri I vendit dhe panelistët tjerë të cilët janë të spikatur në lëmit e tyre”, deklaroi Fahmi Osmani.

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi në këtë panel diskutimi shpalosi planin operativ për të cilin tha se këtë vit është në një nivel të lartë historik sa i përket pjesës së buxhetit. Bytyqi u shpreh se efektet vijnë dalgadalë dhe se ndryshimi nuk mund të vije brenda natës.

“Plani operativ për programe edhe masa aktive për punësim ka një buxhet prej 1.5 miliardë denarë dhe targeton mbi 11 mijë të papunë në shtetin tonë. Të rinjtë nën 29 vjet janë në tragetin e të gjitha masave. Një prej masave është shtesa për të rinjtë. Çfarë do page të rinjtë deri në moshën 23 vjeç kanë në sektorin privat, shteti jep plus 3000 denarë”, deklaroi zv/kryeministri Bytyqi, ndërsa ka përmendur edhe risin në sistemin arsimor ku këtë vit priten që të hapen 95 paralele në arsimin e dyfishtë, e që kjo do të ndihmojë në punësimin e të rinjve menjëherë pas mbarimit të shkollës së tyre.

Profesori Universitar Gadaf Rexhepi në fjalimin e tij tha se është mirë që shkalla e papunësisë në vendin tonë po ulet, megjithatë, shprehu shqetësimin se papunësia është në nivel të lartë tek të rinjtë deri në moshën 24 vjeçare dhe ato deri 30 vjeçare.

Rexhepi tha se ajo që është simptomatike është fakti se rinia nuk besojnë në politikat që promovohen në vendin tonë.

“Mendojë se politikbërësitë duhet të merren me atë se përse të rinj nuk besojnë. Personalisht nuk mendoj se gjendja është aq e keqe. Mendojë se duhet të mendojnë se pse është ky mosbesim, ky pesimizëm” tha Rexhepi duke shtuar se tre janë çështjet që duhet punuar në vendin tonë, njëra është ngritja e cilisësisë së arsimit, ekonomisë dhe llogaridhënia”, tha profesori universitar Gadaf Rexhepi.

Nga ana tjetër ekonomisti dhe ligjëruesi Visar Ademi deklaroi se sot jetojmë në një kohë më interesante se më parë, por e cila është më sfiduese dhe më e rrezikshme. Ai i bëri apel të gjithë të rinjve që sa më shumë të ndjekin trajnime të ndryshme si dhe të bëjnë punë praktike, me cka do të fitojnë përparësi në tregun e punës.

“Punësimi ka ndryshuar. Para 20/30 vite kishte kompani familjare, mikro të vogla. Tregu është bërë global dhe vetëm kompanitë e suksesshme mbijetojnë, por ata dojnë dije dhe kapacitetet. Vdiqën biznese ku u krijoheshin punësime për familjarët. Puna praktike sot është numër një për çdo të ri”, u shpreh Ademi, duke shtuar se duhet të përfundojë koha kur të qenit administrator ka qenë arritja më e madhe.

ERASMUS+/ Racio mirëpret tre organizata ndërkombëtare, fokusi: “GreenProject”

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”, nga data 4 gusht deri më 10 gusht do të jetë nikoqir i projektit “Green Project” në kuadër të programit Europian “Erasmus+”. Siç thuhet në njoftimin e “Racios” aktivitetet do të zhvillohen në Kalishtë të Strugës, ndërsa pjesëmarrës do të jenë 28 persona nga Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Maqedonia e Veriut.

“Prej 4 gusht deri me 10 gusht në Strugë Republika e Maqedonisë së Veriut, “RACIO” dhe partnerët e tij “Ecoistituto Siciliano” nga Italia, “Black Slash” Spanja dhe “Inspirational Muslim Women” nga Mbretëria e Bashkuar organizon ACTIVITY PROGRAMME FOR YOUTH EXCHANGE MOBILITY – “Green Project” do marrin pjesë gjithsejtë 28 participant. Do jetë interesant!!!!!”, qëndron në njoftimine Racio-s. 

Ekonomia Qarkulluese në Art përmes Eko-Desing CEED/ Racio përmbyll me sukses edhe një aktivitet (VIDEO)

Me sukses është realizuar edhe një aktivitet nga ana e Qendrës për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”. Bëhet fjalë për projektin “Ekonomia Qarkulluese në Art përmes Eko-Desing CEED” e cila është organizuar në kuadër të Programit Evropian “Erasmus+”.

Aktiviteti në fjalë ka zgjatur katër ditë ndërsa është vërejtur një interesim nga ana e të rinjve. Tre ditë e para ka pasur trajnime, dhe në ditën e katërt janë krijuar produktet finale të aktivitetit.

Prezent gjatë mbajtjes së trajnimeve kanë qenë kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, ndërsa ligjërues në aktivitetin ka qenë profesori Abil Baush.

Formati i projekteve të tilla janë shumë të rralla në vendin tonë, posaçërisht në pjesën shqiptare. Nga “Racio” thonë se janë të privilegjuar që kanë mundur të jenë pjesë e projekteve “Erasmus+”, dhe me këtë të realizojnë aktivitete që janë të dobishme dhe shumë fitimprurëse.

“Racio” ka bërë edhe një përmbledhje nga aktiviteti. Në videon më poshtë mund të ndiqni si janë zhvilluar punimet dhe produktet që janë realizuar gjatë seminarit tre ditorë. 

Racio prezantoi rezultatet e projektit “Udhëzues për mësues, si të mësojmë për ndryshimet klimatike”

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”  prezantoi përpara pjesëmarrësve rezultatet  e projektit të realizuar në kuadër të programit ERASMUS+, me temë “Udhëzues për mësues – Si të mësojmë për ndryshimet klimatike”.

“Është kënaqësi për ne si organizatë që rezultatet e këtij projekti ti shpërndaj  dhe ti pasuroj kurikulat shkollore me këtë tematike e cila është imediate për institucionet arsimore” tha Fahmi Osmani nga Racio.

Foto: Racio

Të gjitha materialet do të ju dërgohen institucioneve lokale, arsimore, dhe të gjitha subjekteve që merren me lëmin e arsimit.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me disa organizata evropiane e që ishte koordinuar nga Instituti për Menaxhment dhe Zhvillim Të Qëndrueshëm nga Franca.

RACIO e ftuar në aktivitetin e ambasadës së Suedisë/ Si ta kyçim rininë në proceset shoqërore?!

Ambasada e Suedisë në  Shkup ka prezantuar “Strategjinë për bashkëpunimin për reformën e Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për 2021-2027”. Në këtë aktivitet prezent ka qenë ambasadori Kristin Forsgren Bengtsson. Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kësaj ngjarje.

Gjatë ngjarjes, kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, ka shpjeguar pozitën e Racio-s në shoqëri duke shpjeguar edhe rolin e saj.

“Kryesisht merremi me aktivitete rinore në fushën e edukimit. Ajo që i kontribuon kësaj pike për diskutim, mendoj te flas për kyçjen e të rinjve në proceset shoqërore. Duke i parë për së afërmi këto procese, dhe duke e prekur problemin e të rinjve dhe kyçjen në procese shoqërore, mendoj se proceset politike, gjithë atë qe e shohim në skenën politike, jotolerancën në mes të partive e të ngjashme, mbjell frikë në rininë dhe mendoj se fokusi ynë për të rinj do të ishte i arsyeshëm. Është mire në këtë rast të investohet me tepër për këto procese të cilat kontribuojnë për paqe në shoqëri”, ka deklaruar Fahmi Osmani.

Ai ka shtuar se kjo është nevoja reale e shoqërisë nëse realisht dëshirojmë të realizojmë ndryshime në shoqëri.

“Mendojmë se ajo që duhet të bëhet është që të punojmë për ta motivuar rininë për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe politike”, është shprehur më tej Osmani.

Projekti DIG IN, Racio merr pjesë në takimin në Larisa të Greqisë

Me datë 1 dhe 2 të muajit shkurt Qendra Racio mori pjesë në takimin që u mbajt në Larisa të Greqisë në kuadër të projektit DIG IN.Ne këtë takim morën pjesë kryetari Fahmi Osmani dhe profesori Abil Baush. U diskutua për rrjedhën e projektit, për atë se çfarë është bërë deri më tani dhe çfarë të bëjmë në të ardhmen.Besojmë se rezultatet dhe produktet e këtij projekti do të kontribuojnë për rritje të mundësive për punësim tek të rinjtë, motivimin e tyre, zhvillimin personal dhe pjesëmarrjen në shoqërore duke përdorur strategji të reja të bazuara në TIK, zhvillim i aftësive dhe kompetencave digjitale të qytetarëve etj.

CC-EDU – Kickoff meeting in Paris, France

“Simplify climate change education for better communication in elementary and lower secondary schools” is a school strategic partnership project that was approved by French NA in 2019. The first meeting took place in Paris, France 7th-8th October 2019.

In the meeting it was briefly discussed about the project and it’s objectives as well as the implementation and the development of the IO’s. Each partner show readiness to start immediately working on the project.

The consortium of the project is formed by the SDMI (coordinator) and partners: Smart idea, Progetto Marconi, ECIESC, Konya Mehmet Gulsen IHL and RACIO from North Macedonia.

More details to come soon.

Stay tuned!.

Piloting of FAST project

The fast piloting It was promoted via our website and with a direct contact with stakeholders. Below we will list the stakeholders with whom we disseminated the project and invited them directly.

10 stakeholders in the phase of the piloting, some more during the Multiplier event

Associations: Vizioni – M, Islamic Youth Forum, Center for Equal Rights, Women Association

High Schools: Saraj, Zef Lush Marku and Arseni Jovkov

Municipality: Municipality of Cair and Saraj

The activities took place face to face in the premises of High School Saraj which is located outside of the city of Skopje in a rural area. Stage one was focused on the product number 1. The trainer made a general introduction to the project and started with some activities from the Digital Catalogue. First activity was: Intro to the Startups and the STEM followed by the activity “Food for Thought: Defining a Problem to Find a Solution” and the last one was How to Finance startups. The other trainers started a brief introduction to IO2 and covered few Units from the product.

We continued with the rest of materials of the product IO2. In general, all Units were covered by the trainer. Having in mind the limited time due to Covid19 we were forced some Unit to pass with a short introduction rather than go in details as we did with the Unit 1, 2 and 4. Participants had the opportunity to discuss the details with the trainer different topics that have been covered in this product and shown interest for further stage and further trainings in this field.

Last part of the training focused on the IO3. Trainer covered all 3 topics: Ideation, Prototyping and Pitching.

Some photos from the piloting

Si te integrojme STEM ne biznes?

Mos lejoni qe kalendari tua percaktojè temat e bisedave, diskutimit e debatit.Temat tua duhet te jenë, ato qe te krijojne mireqenie socioekonomike dhe kulturore!Si te integrojme STEM ne biznes?!Ejani,…dëgjojmè, diskutojme, shoqerohemi dhe mesojme nga njeri tjetri! Mos thoni qe sju kemi ftuar, urdheroni! Pjesemarrjen tuaj patjeter ta konfirmoni deri neser ne ora 16.00 ne emailin:racio.erasmus@gmail.com ose ne messenger te ketij profili.

Multiplier Event for FAST project

Të martën me fillim prej orës 18:00, Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”, organizon një event ku do të bëhet diseminim i projektit “FA-ST Multiplier-Event”. Ky është një projekt të cilin “Racio” e ka zhvilluar në kuadër të “Erasmus+” programit të BE-së.Ngjarja do të mbahet tek lokalet e Youth Community Center Cair – YCCCPrezantuese dhe trajnuese;Anila Murati-inzhiniere e makinerisëTë gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje mund të na kontaktojnë në emailin-racio.erasmus@gmail.comInformacione shtesë lidhur me projektin mund të gjenden tek kjo adresë: https://www.fasterasmus.com/en/